enitsq
Kërko këtë faqe:

Vizita e parë te specialisti për infertilitetin

 

Kur ju shkoni për herë të parë te një specialist për trajtimin e infertilitetit, mjeku do të përpiqet të zbulojë shkakun pse ju nuk mund të konceptoni fëmijë në mënyrë të natyrshme.

Si? Përmes një sërë testesh hormonale dhe fizike :

 

Mjeku do të dojë të dijë nëse ju keni patur perioda të rregullta, ose ju kanë ndalur periodat (quhet amenorrhea), nëse ju prodhoni vezë normalisht ose jo (kjo e dyta quhet anovulacion), do të ekzaminojë nëse aparati juaj genital është normal ose jo, dhe do të kërkojë teste të tjerë.

 

Sigurisht, diagnoza e infertilitetit, dhe trajtimet janë të ndryshme, rezultatet e mundshme varen kryesisht nga diagnoza.

 

Normalisht, mjeku kërkon ekzaminimet e mëposhtme për gruan dhe burrin, ciladoqoftë diagnoza përfundimtare:

Vizita e parë te specialisti për infertilitetin

 

Ekzaminimet fillestare të kërkuara:
Burri Gruaja
Analiza gjaku: FSH Analiza gjaku: FSH
LH LH
Testosterone Oestrogen
Prolactin Prolactin
Kariotipi Kariotipi
Spermiogramë dhe prezenca e bakterieve Histeroskopí
Biopsia testikulare (nëse spermiograma rezulton negative) Histerosalpingografia (HSG)

 

Ç’ndodh pas këtyre kontrolleve?

 

Këto kontrolle ndihmojnë në përcaktimin e shkakut të infertilitetit në shumicën e rasteve. Ndihmojnë gjithashtu mjekun për të përcaktuar trajtimin më të përshtatshëm për ju. Si vendos ai? Duke ndjekur disa rregulla të thjeshtë:

 

Mashkulli Femra
Analizat e gjakut përcaktojnë nivelin e funksionimit të testikujve, dhe diagnostikojnë faktorë të tjerë të mundshëm pengues. Vlerat normale janë: Analizat e gjakut përcaktojnë nivelin e funksionimit të vezoreve, dhe diagnostikojnë faktorë të tjerë të mundshëm pengues. Në ditën 3 të ciklit menstrual, vlerat normale hormonale janë:
FSH 4-12UI FSH 4-12 IU
LH 1-8IU LH 1-4 IU
Testosterone 300-1200ng/dL Oestradiol 15-30 pg/ml
Prolactin 2-18ng/ml Prolactin 4-80 ng/ml
Spermiograma bëhet për të vlerësuar cilësinë e spermës dhe për të diagnostikuar ndonjë defect.

Si?

 

Shpejt Sprmiograma!

A u panë spermatozoidë?
Po

Jo

Në mungesë të spermatozoidëve në ejakulat, mund të kërkohet biopsia testikulare përpara se sa të fillohet një cikël trajtimi Fekondimi In Vitro (FIV).

Histerosalpingografia është një test tjetër diagnostik. Testi vlerëson kalueshmërinë e tubave të Fallopit (nëse ata janë të hapur ose jo) si edhe formën e kavitetit uterin (hapësirës së brendshme të mitrës). Testi zbulon deformime të uterusit, të cilët mund të diagnostikohen më pas me histeroskopi. Histeroskopia është një ekzaminim që vlerëson brendësinë e mitrës. Ekzaminimi kërkon për ndonjë problem të kavitetit [ p.sh. aderenca ( apo ngjitje ) ] të cilat mund të shkaktojnë probleme gjatë barrës. Nëse uterusi nuk e mban dot barrën, ka pak mundësi për të vazhduar me përpjekje të mëtejshme, dhe ndoshta ju duhet të merrni në konsideratë opsione të tjerë si p.sh. surrogacia apo adaptimi.Histerosalpingografia është një test tjetër diagnostik. Testi vlerëson kalueshmërinë e tubave të Fallopit (nëse ata janë të hapur ose jo) si edhe formën e kavitetit uterin (hapësirës së brendshme të mitrës). Testi zbulon deformime të uterusit, të cilët mund të diagnostikohen më pas me histeroskopi. Histeroskopia është një ekzaminim që vlerëson brendësinë e mitrës. Ekzaminimi kërkon për ndonjë problem të kavitetit [ p.sh. aderenca ( apo ngjitje ) ] të cilat mund të shkaktojnë probleme gjatë barrës. Nëse uterusi nuk e mban dot barrën, ka pak mundësi për të vazhduar me përpjekje të mëtejshme, dhe ndoshta ju duhet të merrni në konsideratë opsione të tjerë si p.sh. surrogacia apo adaptimi.

Kariotipi ekzaminon kromozomet e çiftit, çka mund të nevojisë procedimin për Diagnozën Gjenetike Paraimplantimit

 

Trajtimi është dezinjuar për të dhënë zgjidhjen më të mire për diagnozën e infertilitetit tuaj, duke krijuar shqetësime minimale. Kjo nënkupton se nëse gruaja ovulon normalisht, ka tubat e Fallopit të hapur dhe burri ka spermiogramë normale, atëherë programimi i datave të raporteve seksuale mund të zgjidhë problemin pa patur nevojë për trajtime shtesë. Nga ana tjetër, nëse burri ka probleme të rënda në spermë, metoda më e mirë e trajtimit është ICSI.

 

Disa trajtime infertiliteti aktualisht të mundshme ( sipas rendit të thjeshtësisë ):

 

Programimi i raporteve seksuale pa stimulim ovarial.

 

Programimi i raporteve seksuale me stimulim ovarial.

 

Inseminimi pa stimulim ovarial.

 

Inseminimi me stimulim ovarial.

 

IVF, GIFT.

 

ICSI.

 

IMSI.

 

pICSI dhe pIMSI.

 

Dhurimi i Citoplazmës.

 

Diagnoza Gjenetike Paraimplantimit.

Në mënyrë të natyrshme, një grua prodhon vetëm një vezë në çdo cikël menstrual, e cila nuk jep ndonjë mundësi të lartë për të arritur shtatëzaninë përmes Fekondimit In Vitro. Kështu që, gjinekologët përdorin Protokollet e Stimulimit Ovarial për të prodhuar më shumë sesa një vezë në një cikël të vetëm.
 

Search for an IVF specialist in your area:


Searchable values


Country

State

Spoken Language

Zip/Postcode

City

Area of spec.

Primary Secondary

Price £


 
<< Kthehu

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

*

Mund të përdorni këto etiketa dhe atribute HTML: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>